Delegacioni i OTKT-së vizitoi Konsullatën e Përgjithshme të Prizrenit

Delegacioni i Odës Tregtare Kosovovare Turke i udhëhequr nga kryetari i saj Ayhan Demirkıran, më 31 Janar, e mërkurë, vizituan Konsullatën e Përgjithshme të Turqisë në Prizren.  Me këtë rast Delegacioni i Odës Tregtare Kosovaro Turke, e uruan për detyrën e re konsullën Eylem Altunya.

Në këtë takim morën pjesë Drejtori i kompanisë Atlantik Group njëkohësisht Kryetari i Odës Tregtare Kosovaro Turke Ayhan Demirkıran, Drejtori i Bankës Ziraat në Kosovë Meriton Sunduri, Drejtori i bankës BKT në Kosovë Abdurrahman Balkız,  Drejtori i kompanisë Turkish Airlines në Kosovë Mustafa Kerrar Yüksel si dhe Sekretari i OTKT-së Esin Muzbeg.

Anëtarët e OTKT-së, e njoftuan konsullën Eylem Altunya , lidhur me bizneset e tyre të cilat po i zhvillojnë në Kosovë, ekonominë e Kosovës, marrëdhëniet ekonomike me Turqinë dhe pozitën e investimeve turke në Kosovë. Kryetari i OTKT-së Ayhan Demirkıran, gjatë fjalimit të tij në këtë takim tha se megjithëse shifrat e investimeve turke në Kosovë shfaqen në vendin e tretë, investimet e realizuara në sektorin real zënë vendin e parë sa i përket investimeve në përgjithësi, duke bërë të ditur se kompanitë turke në Kosovë punësojnë rreth 10 mijë punonjës.  Konsullja Eylem Altunya  po ashtu u njoftua rreth themelimit, misionit si dhe planet për vitin 2018 të OTKT-së.

Në anën tjetër Konsullja e Turqisë në Prizren Eylem Altunya, shprehu kënaqësinë për detyrën e saj në këtë rajon duke bërë të ditur se po e ndjek nga afër dhe po bën hulumtime rreth këtij rajoni. Altunya, duke vënë në dukje se ende po zhvillon takime njoftuese për shkak të fillimit të ri të misionit të saj në Kosovë, falënderoi OTKT-në për vizitën e saj si dhe theksoi rëndësinë e vlerësimit të Kosovës në aspektin ekonomik.

Leave a Reply

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>