Fetahu: Investitorët Turq të interesuar të investojnë në Kosovë

07.02.2018 – Zëvendësministri i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Arian Daci, priti në takim drejtorin ekzekutiv të Odës Tregtare Kosovare-Turke, Arben Fetahu. Me këtë rast, Fetahu shprehu interesimin e investitorëve potencialë strategjikë turq për të investuar në Kosovë, përkatësisht në sektorin e minierave dhe në dikastere të tjera të industrisë. Ai theksoi se Oda Tregtare Kosovare-Turke është urë lidhëse mes investitorëve turq dhe Kosovës. Në anën tjetër, zëvendësministri Daci e njoftoi Fetahun për lehtësitë që po i bën Qeveria e Kosovës, e në këtë kuadër edhe MDIS-i për investitorët e mundshëm strategjikë, thuhet në komunikatën e ministrisë. Në këtë takim u bisedua edhe për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave ndërmjet dy vendeve mike, si dhe për lehtësira të tjera në të bërit biznes.

Leave a Reply

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>