Kryetari i OTKT-së vizitoi Nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës

08.07.2020 – Kryetari i Odës Tregtare Kosovaro Turke (OTKT) Abdurrahman Balkiz, Nënkryetari Ayhan Demirkıran si dhe Sekretari i Përgjithshëm Esin Muzbeg, vizituan Nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, njëkohësisht Kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) Fikrim Damka.  Gjatë takimit të zhvilluar në ndërtesën e parlamentit, u diskutuan temat e rendit të ditës dhe mundësitë e bashkëpunimit.

Kryetari i OTKT-së Abdurrahman Balkiz, përgëzoi Damka’n për pozitën e re të tij në Kuvend  dhe foli rreth misionit dhe aktiviteteve të Odës.  Gjatë takimi u diskutua rreth mjedisit të të bërit biznes si dhe legjislacionit në Kosovë ku Balkiz theksoi se biznesmenët të cilët janë pjesë e OTKT-së  përfaqësojnë  një pjesë të rëndësishme investimesh në Kosovë. Paralelisht me këtë, u kërkua dhe diskutua mënyra për të rritur aktivitetet e OTKT-së  dhe u shpreh rëndësia e përfshirjes në mekanizma të tillë si në Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik.

Në anën tjetër  Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Fikrim Damka deklaroi  se partia e tij politike është pjesë e kësaj qeverie dhe theksoi se janë të përfaqësuar edhe në Kuvend, ku bëri të ditur se janë bërë emërimet e një Ministri, dy Zëvendësministrave dhe shumë këshilltarëve politikë. Damka theksoi se me vëmendje është duke  ndjekur agjendën e qeverisë nga njëra anë dhe atë  të Kuvendit nga ana tjetër, dhe vuri në dukje se  janë të gatshëm për shkëmbim idesh dhe bashkëpunim për çështjet që kanë të bëjnë me OTKT.  Nënkryetari Damka bëri të ditur se ligji për rishikimin e buxhetit, përdorimi i  fondit pensional  si dhe ligji i punës në agjendën e Kuvendit do të çojë në zbatimin  paketës së rikëmbjes ekonomike dhe nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit me sektorin privat.

Të dyja palët shprehën kënaqësinë për takimin dhe nevojën për takime të këtilla për çështje konkrete.

Leave a Reply

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>