Në programin “Java e Eksportit në Turqi” nga Oda Tregtare Kosovaro Turke po marrin pjesë Drejtori i OTKT-së Arben Fetahu si dhe Sektretari Odës Esin Muzbeg

Në Javën e Eksportit në Turqi” e cila po mbahet nën patronatin e Ministrisë së Ekonomisë së Turqisë dhe po organizohet nga Kuvendi i Eksportuesve të Turqisë   përveç seancave kryesore janë duke u organizuar panele të ndryshme me tema tematike dhe rajonale.

Drejtori Ekzekutiv i OTKT-së Arben Fetahu, ishte folës në panelin e ballkanit “Investimet Rajonale dhe Tregtia”. Po në të njëjtin panel folës ishte edhe Zëvendëskryeministri i Zhvillimit Ekonomik Fatir Berzati.  Drejtori i Odës Tregtare Kosovaro Turke Arben Fetahu, gjatë fjalimit të tij dha informata promovuese për Kosovën. Fetahu po ashtu foli për kompanitë turke në Kosovë, punën dhe sukseset e tyre si dhe theksoi se Oda Tregtare Kosovaro Turke është e gatshme të jap mbështetjen e saj në çdo aspekt. Ai tha se Kosova është një vend i vogël por i cili është importues, dhe ka potencial të rëndësishëm në këtë fushë. Fetahu, foli rreth regjimit tregtar në Kosovë ku me këtë rast informoi pjesëmarrësit për lehtësimet tatimore të cilat shteti i Kosovës po i aplikon. Drejtori Ekzektiv i OTKT-së Arben Fetahu bëri të ditur se Kosova është pjesë e Marrëveshjes së Tregtisë se Lirë CEFTA në të cilën marrin pjesë tetë vende të rajonit si dhe njoftoi se Marrëveshja e Stabilizim Asocimit me BE-në është në fuqi. Fetahu po ashtu  tha se Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me Turqinë duhet sa më parë të hyjë në fuqi dhe se me të hyrë në fuqi kjo marrëveshje produktet e cilësisë më të mirë dhe konkurruese të Turqisë do jenë pjesë e tregut të Kosovës dhe vëllimi i tregtisë do të rritet në mënyrë reciproke.

Në anën tjetër Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik Fatir Berzati, foli për potencialin e investimeve në Kosovë. Berzati po ashtu beri të ditur se procesi i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me Turqinë ka përfunduar dhe pritet të miratohet edhe nga shteti i Kosovës.

Përveç përfaqësuesve nga Kosova, në këtë panel morën pjesë përfaqësues nga Shqipëria, Bullgaria, Mali i Zi, Bosna dhe Hercegovina dhe Moldavia.

Leave a Reply

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>