Oda Tregtare Kosovaro Turke (OTKT)


Oda Tregtare Kosovaro Turke (OTKT) ka filluar punimet e themelimit të saj paralel me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës ku edhe u themelua në Korrik të vitit 2008 me iniciativën e biznesmenëve turq dhe atyre kosovarë dhe njëkohësisht me mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Kosovë.
Sot Oda ka 60 anëtarë në katër kategori të ndryshme. Anëtarësimet në Odë përbëhen nga kompanitë e mesme dhe të mëdha turke me investime në Kosovë si dhe nga ato vendase të cilat janë në bashkëpunim me kompanitë turke në Turqi dhe Kosovë.
Misioni i OTKT-së është rritja e bashkëpunimit dhe solidaritetit në mes të anëtarëve, të jetë aktiv si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, të kontribuoj ne zhvillimin e marrëdhënieve tregtare dhe të investimeve në mes të Kosovës dhe të Turqisë, të mbroj interesat e përbashkëta të anëtarëve dhe të bëjë përpjekje në zgjidhjen e problemeve të mundshme të anëtarëve, të nxis krijimin e marrëdhënieve të reja në biznese dhe të vlerësojë mundësitë e investimeve në vend. Me një fjalë tjetër, Oda është një urë lidhëse në marrëdhëniet ekonomike të Kosovës me Turqinë.
Në mesin e aktiviteteve dhe shërbimeve të cilat OTKT i ofron, disa më themeloret janë: organizimi dhe koordinimi i delegacioneve të biznesit në kuadër te vizitave të biznesit apo panaireve; organizon dhe kontribuon në organizimin e konferencave dhe seminareve, përcjell dhe ndan zhvillimet ekonomike me anëtarët dhe institucionet relevante publike apo private; bënë përpilimin e listave të kompanive; bën mbledhjen e të dhënave kryesore për ekonominë, tregtinë dhe mundësitë e investimeve në Kosovë; studion punimet sektoriale; hulumton tregun; bën monitorimin e legjislacionit të Kosovës dhe të tjera…
OTKT e cila kryen aktivitete në këto fusha, shërben si një platformë takimi për anëtarët e saj dhe si referencë dhe pikë kontakti për sektorin publik dhe privat.