OTKT dhe OAK Diskutojnë Mundësitë e Bashkëpunimit

24.11.2020 –  Oda e Afarizmit të Kosovës ( OAK) vizitoi Odën Tregtare Kosovaro Turke (OTKT). Në takim temë e diskutimit ishte thellimi i bashkëpunimit ndërmjet të dy Odave.  Në takim nga ana e OTKT-së pjesëmarrës ishin Kryetari i OTKT-së Abdurrahman Balkız, Nënkryetari Ayhan Demirkıran si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Odës Esin Muzbeg ndërsa nga OAK pjesëmarrës ishin  Anëtari i Bordit njëkohësisht Sekretari i Përgjithshëm i OAK  Diamant Elshani, Anëtari i Bordit Hysni Zogaj si dhe koordinatorja e OAK Qëndresa Ibrahimi. Temë e takimit ishin edhe çështjet e promovimit, aktiviteteve dhe bashkëpunimit ndërmjet dy Odave. Në takim po ashtu  u fol rreth bashkëpunimit me Turqinë me theks të veçantë rreth panaireve dhe programeve edukative. Si hap i parë, të dyja palët ranë dakord të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi për të përcaktuar mundësitë dhe kornizën e bashkëpunimit.

Leave a Reply

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>