OTKT organizoi darkën e fundvitit

20.12.2017 – Oda Tregtare Kosovaro Turke me rastin e festave të fundvitit organizoi një darkë ku të ftuar ishin të gjithë anëtarët e saj.

Në darkën e organizuar me 19 Dhjetor në Hotelin Swiss Diamond Prishtina, përpos anëtarëve të OTKT-së, pjesëmarrës ishin edhe Ambasadorja e Republikës së Turqisë Kıvılcım Kılıç, Këshilltari i Tregtisë në Ambasadën Turke Tamer Topaloğlu, Koordinatori i programit TIKA në Kosovë, Hasan Burak Ceran dhe Drejtori i İnstitucionit Yunus Emre në Kosovë Mehmet Ülker.

 

Në fjalimin e saj, ambasadorja e Republikës së Turqisë Kıvılcım Kılıç,  përshëndeti anëtarët e OTKT-së dhe ju uroi suksese në këtë vit që po vjen. Ambasadorja Kılıç tha se do të vazhdojë të punojë me vendosmëri përkundër faktit se përveç Kosovës dhe Turqisë e gjithë bota po përballet me shumë vështirësi dhe probleme. Kılıç,  po ashtu theksoi se Republika e Turqisë do të vazhdojë të kontribuojë në zhvillimin e ekonomisë së Kosovës.

 

Kryetari i OTKT-së Ayhan Demirkıran, tha se Kosova duhet sa më shpejtë të industrializohet dhe se përdorimi i teknologjisë së përparuar në prodhim duhet të përshpejtohet. Demirkıran theksoi se viti 2018 do të jetë viti ku Oda do të marrë iniciativa dhe do të jetë më aktive duke mbështetur anëtarët e saj në mënyrë që edhe rritja e tyre të jetë më e qëndrueshme. Ai bëri të ditur se me përshtatjen globale të sektorit privat themeli i Kosovës së pavarur do të forcohet edhe më shumë.

 

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i OTKT-së Arben Fetahu, në fjalimin e tij vlerësoi zhvillimet globale në Kosovë dhe Turqi duke bërë të ditur se pas përfundimit të zgjedhjeve këtë vit, periudha e ardhshme do të jetë e qëndrueshme.  Fetahu tha se ndryshimet kushtetuese në Republikën e Turqisë, do të sjellin rezultate të mira dhe stabilitet në të ardhmen, ndërsa zgjedhjet e mbajtura këtë vit në Kosovë, kanë sjellë përqendrimin e qeverisë mbi zhvillimin ekonomik dhe reforma.  Ai tregoi se marrëdhëniet ekonomike midis Kosovës dhe Turqisë janë mjaft të mira, dhe theksoi kontributin e Turqisë  në zhvillimin e Kosovës përmes investimeve të huaja direkte.  Ndërsa lidhur me marrëdhëniet tregtare, drejtori ekzekutiv i OTKT-së Arben Fetahu vuri në dukje se nuk ka rritje në eksportet e Kosovës dhe tha se duhet të punohet edhe më shumë në këtë drejtim. Ai bëri të ditur se OTKT  po vazhdon përpjekjet e saj në thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me parterët e saj institucional si në Kosovë po ashtu edhe Turqi.

 

Pas fjalimeve përshëndetëse, të gjithë anëtarëve iu dëshirua një vit i mbarë me plot suksese.

Leave a Reply

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>