Qëllimi dhe Aktivitetet

Qëllimi i Odës Tregtare Kosovaro Turke është që të përgadisë terrenin për zhvillimin e tregëtisë dhe investimeve në mes të Kosovës dhe Turqisë, ti zhvillojë mardhëniet tregëtare, shkëmbimin e eksperiencave dhe mundësinë e informimit për çeshtje komerciale, rritjen e bashkëpunimeve dypalëshe, mbështetjen e tregëtisë, investimeve, mardhënieve ekonomike, dhe nxitjen e bashkëpunimeve.

OTKT po ashtu ka për qëllim mbrojtjen e të drejtave të Anëtarëve të sajë para instritucioneve publike si të Kosovës po ashtu edhe të Turqisë, nxitjen e ortakërive Kosovë – Turqi, dhe përkrahjen e rritjes të investimeve Turke në Kosovë

 

Për realizimin e qëllimeve të cilat i synon, Oda Tregtare Kosovaro Turke përfshinë aktivitetet e mëposhtme:

 

  • Të kontribuojë në zhvillimin e mardhënieve aktuale ekonomike në mes të Kosovës dhe Turqisë dhe vazhdimësinë e këtyre lidhjeve komerciale potenciale ose përpjekjet lidhur me zgjidhjen e çështjeve ekonomike;
  • Zhvillime të mekanizmve me qëllim të mbikqyrjes dhe mbrojtjes së interesave të Anëtarëve të OTKT-së;
  • Shërbim këshillues apo udhëzues për Anëtarët e vet lidhur me zgjedhjen e problemeve ligjore, tatimore, doganore, monetare, kreditore apo problemeve të ngjajshme;
  • Organizimi i mbledhjeve dhe prezantimeve informative të rregullta për Anëtarët e OTKT-s lidhje me diskutimin e zhvillimeve aktuale ekonomike;
  • Në drejtim të fushave dhe qëllimeve të OTKT-s, organizimi i seminareve, konferencave, panaireve, prezantimeve dhe mbledhjeve të ngjashme;
  • Stimulimi dhe organizimi për pjesëmarrjen e Anëtarëve në panaire dhe aktivitete ekonomiko – komerciale;
  • Realizimi i kontakteve publike të drejtpërdrejta në drejtim të interesave bilaterale ekonomike, hulumtimi i tregut ekonomiko – komercial, përgaditja e raporteve të fizibilitetit, përgaditja e fushatave, në mënyrë reciproke organizimi i kurseve të gjuhës dhe udhëtimeve komerciale;
  • Me anë të kushteve të përgjithshme përgaditja e disa llojeve të kontratave dhe marrëveshjeve të ndryshme dhe ofrimi i tyre lidhje për veprimtari ekonomike;
  • Realizimi i bashkëpunimeve parimisht me Odën Ekonomike të Kosovës po ashtu edhe me institucionet tjera të ngjajshme vendore;

 

Në rast të kërkesave, me anë të ndërhyrjes me mirëbesim të realizohet detyra e ndërmjetësimit për të zgjidhur çeshtjet e mosmarrëveshjeve në mes të kompanive.