Oda Tregtare Kosovaro Turke është themeluar më 1 korrik 2008, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, me iniciativë të përbashkët të biznesmenëve turq dhe atyre kosovarë; ku kryetar i nderit i Odes është Ambasada e Republikës së Turqisë në Prishtinë.
Misioni i OTKT-së është rritja e bashkëpunimit dhe solidaritetit në mes të anëtarëve, të jetë aktiv si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, të kontribuoj ne zhvillimin e marrëdhënieve tregtare dhe të investimeve në mes të Kosovës dhe të Turqisë, të mbroj interesat e përbashkëta të anëtarëve dhe të bëjë përpjekje në zgjidhjen e problemeve të mundshme të anëtarëve, të nxis krijimin e marrëdhënieve të reja në biznese dhe të vlerësojë mundësitë e investimeve në vend.
Me një fjalë tjetër, Oda është një urë lidhëse në marrëdhëniet ekonomike të Kosovës me Turqinë. OTKT vazhdon aktivitetet e saj në përputhje me këtë mision dhe vepron si pikë kontakti në marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Turqisë në njërën anë dhe bashkëpunimin ndërmjet sektorit publik dhe privat nga ana tjetër.
Në mesin e aktiviteteve dhe shërbimeve të cilat OTKT i ofron, disa më themeloret janë: organizimi dhe koordinimi i delegacioneve të biznesit në kuadër te vizitave të biznesit apo panaireve; organizon dhe kontribuon në organizimin e konferencave dhe seminareve, përcjell dhe ndan zhvillimet ekonomike me anëtarët dhe institucionet relevante publike apo private; bënë përpilimin e listave të kompanive; bën mbledhjen e të dhënave kryesore për ekonominë, tregtinë dhe mundësitë e investimeve në Kosovë; studion punimet sektoriale; hulumton tregun; bën monitorimin e legjislacionit të Kosovës dhe të tjera.