Bordi i Drejtorëve i Odës Tregtare Kosovaro Turke, në përputhje me dispozitat e Statutit të OTKT-së dhe Rregullores së Punës të Bordit të Drejtorëve në mbledhjen e mbajtur me datë 21 Shtator 2016, ka miratuar Rregulloren e mëposhtme:
Rregullore e Anëtarësisë në Odën Tregtare Kosovaro Turke
Qëllimi i kësaj rregulloreje është përcaktimi i shërbimeve të cilat do ti’u ofrohen anëtarëve të saj në kategoritë Professional, Business, Enterprise dhe Corporate. Detyrimet vjetore ndaj OTKT-së të cilat duhet të kryhen në baza tremujore janë përcaktuar
si: 500 euro për anëtarët në kategorinë e anëtarësimit Professional, 1.000 euro për anëtarët në kategorinë Business, 2.000 euro për anëtarët në kategorinë Enterprise si dhe 4.800 € për anëtarët në kategorinë Corporate. Mospagesa
së detyrimeve vjetore të anëtarësimit në Odën Tregtare Kosovaro Turke do të rezultojë në pezullimin ose humbjen e anëtarësimit, humbjen e të drejtave dhe privilegjeve të përcaktuara në këtë Rregullore si dhe në aktet e tjera
nënligjore të OTKTsë. Në vijim gjeni kategoritë e anëtarëve dhe të drejtat dhe privilegjet përkatëse që gëzojnë ato.
Professional
Anëtarët në këtë kategori gëzojnë të drejtat e mëposhtme:
- Anëtarësimi në Asamblenë e OTKT-së dhe të drejtat e ndërlidhura statutore;
- Pjesëmarrja në të gjitha takimet e bizneseve dhe ngjarjeve të tjera të organizuara nga OTKT dhe përfitimet që rezultojnë nga lidhja e anëtarëve;
- Qasja në informata themelore lidhur me tregjet e Kosovës dhe Turqisë dhe kornizat ligjore dhe institucionale të të dyja vendeve;
- Qasja në të gjitha publikimet e OTKT (buletini, buletini ditor, revista tremujore, analiza);
- Përgjigje të menjëhershme për të gjitha pyetjet përmes postës elektronike, telefonit;
- Përfitimi i zbritjeve speciale dhe të privilegjuara të OTKT-së, të ofruara nga anëtarët e OTKT;
- Në faqen e internetit të OTKT (Seksioni i Anëtarëve); vendosja e logos dhe informacionit themelor të kompanisë, shoqëruar nga një lidhje direkte në ueb faqen e anëtarit.
Business
Përveç privilegjeve dhe të drejtave të gëzuara nga anëtarët e kategorisë Professional, anëtarët e kategorisë Business do të gëzojnë këto të drejta:
- Publikimi i lajmeve të kompanisë në buletinin e përditshëm;
- Ndërtimi i marrëdhënieve P2P ndërmjet anëtarëve të OTKT-së dhe organizimi i takimeve dhe ngjarjeve bilaterale;
- Informimi rreth përditësimeve të rregullta ndaj ndryshimeve legjislative dhe institucionale të Kosovës
- Reklamimi produkteve dhe / ose shërbimeve të kompanisë në buletinin e përditshëm;
Enterprise
Përveç shërbimeve dhe të drejtave të gëzuara nga kategoritë Profesionale dhe të Biznesit, anëtarët në kategorinë Enterprise do të gëzojnë këto të drejta:
- Publikimi i lajmeve të sponsorizuara në buletinin e përditshëm dhe në kategorinë e lajmeve në ueb faqen e OTKT-së;
- Vendosja e logos dhe informatave të kompanisë në ballinën e ueb faqes së OTKTsë ( shiriti lëvizës në anën e majte);
- Paraqitja e aktiviteteve të dy anëtarëve në këtë kategori (parimi rotacion) në një artikull në revistën tremujore;
- Prioritet në pjesëmarrje të aktiviteteve me pjesëmarrje të kufizuar;
- Bashkëorganizimi (Anëtarët e OTKT) i ngjarjeve të sponsorizuara, me vendosjen e produktit, me akterë të jashtëm.
Coorporate
Përveç të gjitha shërbimeve, të drejtave dhe privilegjeve të kategorive të tjera anëtare, anëtarët e kategorisë Corporate do të gëzojnë këto të drejta:
- Vendosja e logove të kompanisë në të gjitha publikimet e OTKT (postera, fletushka, revista, buletini ditor, botime të tjera të shtypura dhe elektronike);
- Vendosja e logove të kompanisë në banderola dhe ekranet e përdorura në të gjitha ngjarjet e OTKT;
- Vendosja e logove të kompanisë në ballinë në ueb faqe të OTKT(grupi statik në krye të faqes), dhe në të gjitha faqet e tjera;
- Vizibiliteti në faqen e parë në të gjitha llogaritë në media sociale (Twitter, Facebook, Instagram);
- Publikimi i lajmeve, njoftimeve dhe fushatave të kompanisë në ueb faqe të OTKT dhe llogaritë në media sociale;
- Vendosja e produkteve dhe shërbimeve të kompanisë (vendosja e produktit) në ngjarje të organizuara nga OTKT, pa pagesë;
- Vendosja e materialeve reklamuese të kompanisë në zyrat e OTKT-së;
- Mbështetje në organizimin e takimeve dhe ngjarjeve me palët kyçe institucionale dhe ndërmjetësim në kontaktimin e autoriteteve lokale dhe qendrore në Kosovë;
- Pjesëmarrje në takimet vjetore të Anëtarëve të Korporatës;
- Pjesëmarrje në të gjitha ngjarjet e OTKT;
- Pjesëmarrja e tre anëtarëve të Korporatës në çdo revistë tremujore të OTKT-së (Intervistë me CEO, fushëveprimi i zhvillimit të kompanisë, Aktivitetet e Përgjegjshmërisë Sociale etj).
Kjo Rregullore hyn në fuqi në ditën e miratimit nga Bordi i Drejtorëve dhe nënshkrimit nga Kryetari i Bordit.