KTTO

Üyeler

Üyelik Başvurusu

Randevu talebiniz alındı.

Rregullore e Anëtarësisë në Odën Tregtare Kosovaro Turke

Bordi i Drejtorëve i Odës Tregtare Kosovaro Turke, në përputhje me dispozitat e Statutit të OTKT-së dhe Rregullores së Punës të Bordit të Drejtorëve në mbledhjen e mbajtur me datë 21 Shtator 2016, ka miratuar Rregulloren e mëposhtme.

Qëllimi i kësaj rregulloreje është përcaktimi i shërbimeve të cilat do ti’u ofrohen anëtarëve të saj në kategoritë Professional, Business, Enterprise dhe Corporate.

Kategori

Professional

Anëtarët në këtë kategori gëzojnë të drejtat e mëposhtme:

  • Anëtarësimi në Asamblenë e OTKT-së dhe të drejtat e ndërlidhura statutore;
  • Pjesëmarrja në të gjitha takimet e bizneseve dhe ngjarjeve të tjera të organizuara nga OTKT dhe përfitimet që rezultojnë nga lidhja e anëtarëve;
  • Qasja në informata themelore lidhur me tregjet e Kosovës dhe Turqisë dhe kornizat ligjore dhe institucionale të të dyja vendeve;
  • Qasja në të gjitha publikimet e OTKT (buletini, buletini ditor, revista tremujore, analiza);
  • Përgjigje të menjëhershme për të gjitha pyetjet përmes postës elektronike, telefonit;
  • Përfitimi i zbritjeve speciale dhe të privilegjuara të OTKT-së, të ofruara nga anëtarët e OTKT;
  • Në faqen e internetit të OTKT; vendosja e logos dhe informacionit themelor të kompanisë, shoqëruar nga një lidhje direkte në ueb faqen e anëtarit.

Kategori

Business

Përveç privilegjeve dhe të drejtave të gëzuara nga anëtarët e kategorisë Professional, anëtarët e kategorisë Business do të gëzojnë këto të drejta:

  • Publikimi i lajmeve të kompanisë në buletinin e përditshëm;
  • Ndërtimi i marrëdhënieve P2P ndërmjet anëtarëve të OTKT-së dhe organizimi i takimeve dhe ngjarjeve bilaterale;
  • Informimi rreth përditësimeve të rregullta ndaj ndryshimeve legjislative dhe institucionale të Kosovës;
  • Reklamimi produkteve dhe / ose shërbimeve të kompanisë në buletinin e përditshëm;

Kategori

Enterprise

Përveç shërbimeve dhe të drejtave të gëzuara nga kategoritë Profesionale dhe të Biznesit, anëtarët në kategorinë Enterprise do të gëzojnë këto të drejta:

  • Publikimi i lajmeve të sponsorizuara në buletinin e përditshëm dhe në kategorinë e lajmeve në ueb faqen e OTKT-së;
  • Vendosja e logos dhe informatave të kompanisë në ballinën e ueb faqes së OTKTsë;
  • Paraqitja e aktiviteteve të dy anëtarëve në këtë kategori në një artikull në revistën tremujore;
  • Prioritet në pjesëmarrje të aktiviteteve me pjesëmarrje të kufizuar;
  • Bashkëorganizimi i ngjarjeve të sponsorizuara, me vendosjen e produktit, me akterë të jashtëm.

Kategori

Corporate

Përveç të gjitha shërbimeve, të drejtave dhe privilegjeve të kategorive të tjera anëtare, anëtarët e kategorisë Corporate do të gëzojnë këto të drejta:

  • Vendosja e logove të kompanisë në të gjitha publikimet e OTKT;
  • Vendosja e logove të kompanisë në banderola dhe ekranet e përdorura në të gjitha ngjarjet e OTKT;
  • Vendosja e logove të kompanisë në ballinë në ueb faqe të OTKT dhe në të gjitha faqet e tjera;
  • Vizibiliteti në faqen e parë në të gjitha llogaritë në media sociale;
  • Publikimi i lajmeve, njoftimeve dhe fushatave të kompanisë në ueb faqe të OTKT dhe llogaritë në media sociale;
  • Vendosja e produkteve dhe shërbimeve të kompanisë në ngjarje të organizuara nga OTKT, pa pagesë;
  • Mbështetje në organizimin e takimeve dhe ngjarjeve me palët kyçe institucionale;
  • Pjesëmarrje në takimet vjetore të Anëtarëve të Korporatës;
  • Pjesëmarrje në të gjitha ngjarjet e OTKT;
  • Pjesëmarrja e tre anëtarëve të Korporatës në çdo revistë tremujore të OTKT-së.
Kjo Rregullore hyn në fuqi në ditën e miratimit nga Bordi i Drejtorëve dhe nënshkrimit nga Kryetari i Bordit.