Ftesë për Pjesëmarrje në Takimet B2B me Eksportuesit e Metaleve nga Turqia – 12 Shtator 2025, Prishtinë
26.08.2025
Të nderuar anëtarë,
Nën organizimin e Bashkësisë të Eksportuesve të Metaleve të Turqisë (Bashkësia e Eksportuesve të Hekurit dhe Metaleve Joferrike të Stambollit – İDDMİB), më datë 12 shtator 2025, në ambientet e Hotelit Emerald në Prishtinë, nga ora 10:00 deri në ora 18:00, do të zhvillohen takimet B2B – takime bilaterale të biznesit.
Ftohen të marrin pjesë të gjithë anëtarët e interesuar. Për të siguruar pjesëmarrjen tuaj në këto takime, regjistrimi duhet të bëhet përmes linkut vijues:
https://b2b-kosova.com/