Lajme

Lajme nga Oda

Në bashkëpunimin DEIK dhe OTKT, në Stamboll u mbajt një seminar biznesi dhe investimeve Kosovë-Turqi

20.12.2021

Kryetari i Odës Tregtare Kosovaro Turke, Abdurrahman Balkız bëri thirrje për investime në Kosovë, nga qendra e bizneseve dhe investimeve, nga Stambolli, Në ngjarjen organizuar morën pjesë nga Kosova zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, zëvendëskryeministrja Emilija Redzepi, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka. Gjithashtu përfaqësuesët e bizneseve nga Kosova dhe Turqia ishin pjesëmarrës.
Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi është shprehur i kënaqur me marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. Duke theksuar se edhe në Turqi ka një diasporë me origjinë shqiptare, Bislimi tha se diaspora kontribuon në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. Bislimi u shpreh se është i kënaqur që grupet e biznesit që shohin këtu janë të pranishme edhe në Kosovë dhe tregojnë shembuj të suksesshëm. Ai tha se Kosova është një vend i vogël por gjindet në një pozitë që ofron mundësi të mira për botën e biznesit.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Kosovës, Rozeta Hajdari, tha se mes Kosovës dhe Turqisë ka marrëdhënie të mira ekonomike. Hajdari tha se edhe Marrëveshja e Tregtisë së Lirë mes dy vendeve është nënshkruar në vitin 2013 dhe ka hyrë në fuqi në vitin 2019. Mirëpo, kur shikojmë marrëdhëniet komerciale, ministrja Hajdari tha se ka një disbalancë se eksportet e Turqisë në Kosovë janë mbi 400 milionë euro ndërsa Kosova eksporton vetëm 7.2 milionë euro. Ajo deklaroi se do të ketë shumë punë për të bërë në këtë fushë. Duke thënë se është e nevojshme të punohet për të mbështetur prodhimin dhe eksportin e Kosovës, Hajdari kërkoi mbështetje për Kosovën në logjistikë dhe në rritjën e lejeve për dokumentet e tranzitit të kamionëve.
Në anën tjetër, bashkëkryetarja e DEIK-ut për Turqi-Kosovë, Merve Özer Yılmaz, foli se është një nga kompanitë e para që kanë investuar në Kosovë. Merve Özer Yılmaz, duke u shprehur se është e kënaqur që sot në Stamboll është duke pritur një delegacion të tillë, tha se do të vlerësohen mundësitë e ndërsjella të biznesit.
Edhe Kryetari i OTKT-së Abdurrahman Balkız foli për aktivitetet e Odës gradualisht ndër vite.
Abdurrahman Balkız u shpreh se sot është koha për t'iu drejtuar bashkëpunimit konkret. Balkız u shpreh se si OTKT, janë gjithmonë të gatshëm të mbështesin vlerësimin e mundësive të biznesit dhe investimeve.
Më pas takimi vazhdoi me prezantime të ndërsjella. Ermira Gashi nga Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë bëri një prezantim se çfarë mund të bëhet për mundësitë e investimeve në Kosovë. Më pas, Drejtori i Përgjithshëm i BKT-së, Suat Bakkal mbajti një fjalim mbi mundësitë e financimit në Kosovë.
Në fund, për një histori suksesi në investimet në Kosovë dhe për investimet e Güriş-it në vend është bërë një prezantim nga z. Erdal Şahin.
Pas prezantimeve, takimi vazhdoi në formën e bisedimeve dypalëshe ndërmjet përfaqësuesve të biznesit.