Në darkën e iftarit të organizuar mbrëmjen e së premtes, më 21 mars, nga Ambasada e Republikës së Türkiye në Prishtinë dhe Oda Tregtare Kosovaro Turke,të pranishëm ishin personalitetet kryesore të politikës dhe biznesit në vend. Në këtë event, ku mori pjesë edhe Presidentja e Kosovës, Sh.S. Dr. Vjosa Osmani - Sadriu, ishin të pranishëm ministra, deputetë, diplomatë, burokratë, anëtarë të OTKT-së, përfaqësues të medias dhe të ftuar të tjerë.