Lajme

Lajme nga Oda

Kryeministri Albin Kurti në takimin e organizuar me anëtarët e OTKT-së foli rreth mundësive të investimeve

20.11.2021

20.11.2021 - Anëtarët e Odës Tregtare Kosovaro Turke me ftesë të kryeministrit Albin Kurti dhe me pjesëmarrjen e anëtarëve të kabinetit organizuan një mbledhje konsultative. Në mbledhjen e organizuar në të cilën u fol rreth mjedisit dhe mundësive të investimeve, Kryeministri Kurti foli rreth mundësive të cilat i ofron Kosova. Ndërsa Ambasadori i Republikës së Turqisë në Prishtinë njëkohësisht Kryetari i Nderit i OTKT-së Çağrı Sakar, duke iu referuar marrëdhënieve ekonomike dypalëshe, tha se biznesmenët turq japin kontribut të rëndësishëm për Kosovën. Kryetari i OTKT-së Abdurrahman Balkız tha se biznesmenët turq janë të gatshëm të mbështesin projektet që do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke përfshirë edhe gjetjen e financave për këto projekte. Në anën tjetër OTKT prezantoi pikëpamjet dhe rekomandimet e saj në një raport të titulluar “Mjedisi i biznesit në Kosovë, Sfidat dhe Mundësitë" .Oda Tregtare Kosovaro Turke që nga viti 2008 me aktivitetet që ka organizuar në Kosovë është duke punuar për rritjen e vëllimit tregtar dhe zhvillimin e marrëdhënieve investive . Për këtë qëllim, në takimin e mbajtur me anëtarët e qeverisë së Kosovës, janë diskutuar për çështjet që duhet bërë për të tërhequr më shumë investime në Kosovë.Kryeministri Albin Kurti ritheksoi përkushtimin e kësaj qeverie për zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe krimit ekonomik, duke u shprehur se kanë adoptuar një model të qëndrueshëm, të orientuar drejt zhvillimit social dhe të progresit të shpejtë ekonomik. Duke folur për kushtet e të bërit biznes në Kosovë, Kurti tha se Kosova ka shkallën më të lartë të rritjes në rajon, ka një popullatë të re dhe një diasporë patriotike që çdo vit jep kontribute shumë të rëndësishme për vendin. Duke shprehur se kontributet e diasporës arrijnë në 20% të prodhimit të brendshëm bruto, kryeministri Kurti theksoi se biznesmenët do ta kuptojnë më mirë se çfarë do të thotë kjo për ekonominë.Kryeministri Kurti shtoi se përparësitë e Kosovës për investitorët përfshijnë se vendi është në një rrezik të ulët dhe gjindet një normë e ulët të inflacionit, si dhe vendi u ofron investitorëve ndarje të tokës nga 10 deri në 99 vjet, parandalon taksimin e dyfishtë, minimizon procedurat burokratike, ofron zona ekonomike si dhe park arsimor dhe inovativ. .Ndërsa Oda Tregtare Kosovaro Turke, ka përgatitur një raport për “Mjedisi i biznesit në Kosovë me sfidat dhe mundësitë e tij” dhe ka bërë vlerësime për këto çështje. Është thënë se ndër problemet kryesore me të cilat ballafaqohen investitorët në Kosovë, gjinden vlerësimet e ulëta të transparencës nga organizatat ndërkombëtare dhe mungesa e zgjidhjeve efektive në sistemin gjyqësor që krijon shqetësim për investitorët e huaj. Duke biseduar për çështjet energjetike, anëtarët e OTKT-së theksuan se ka krizë globale dhe se mund të punojnë në projekte energjetike në Kosovë, duke përfshirë edhe gjetjen e financimeve.


Kryetari i Odës, Abdurrahman Balkız, tha se kompanitë turke që operojnë në Kosovë kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në ekonominë e vendit me rreth 10 mijë të punësuar, 'know how' dhe personel të kualifikuar. Gjithashtu Balkız theksoi rëndësinë e zhvillimit të një mekanizmit sistematik dhe të qëndrueshëm në politikat stimuluese dhe në legjislacionin stimulues në mënyrë që Kosova të tërheqë më shumë investime.Anëtarët investitor të Odës, të cilët morën fjalën, u shprehën të lumtur që gjinden në Kosovë dhe theksuan se janë në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe institucionet përkatëse.


Në takim, përveç kryeministrit Albin Kurti, morën pjesë edhe zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog Besnik Bislimi, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati dhe Ministri i Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka. Ndërsa nga ana e OTKT-së Ambasadori i Turqisë në Prishtinë dhe Kryetari i nderit të Odës Çağrı Sakar, Kryetari i OTKT-së Abdurrahman Balkız, anëtaret e bordit të Odës dhe anëtarë të tjerë investitorë nga Turqia ishin pjesëmarrës.