Lajme

Lajme nga Oda

Vendim të vazhdohet me Kryetarin Balkız

14.04.2023

14.04.2023 – Oda Tregtare Kosovaro Turke (OTKT), ka mbajtur mbledhjen e Kuvendit të Përgjithshëm të saj. Në mbledhjen zgjedhore të mbajtur më 13 prill në Hotel Emerald, Kryetari i Odës, Abdurrahman Balkız, u rizgjodh Kryetar edhe për një mandat. 10 kompanitë e para të Bordit të Drejtorëve u përcaktuan si vijon: Air Energy – Guris, Atlantik Group, BKT Kosova, Isbank Kosova, KEDS, Limak Kosova, Newko Balkan, TEB SH.A, THY Kosova, Ziraat Bank Kosova. 3 anëtarë të tjerë të Bordit të Drejtorëve do të përcaktohen brenda një muaji. Në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OTKT-së u prezantuan edhe raportet financiare, të aktivitetit dhe ekonomisë së Odës.

 Kryetari, Abdurrahman Balkız në fjalimin hyrës të tij, foli për kontributet e biznesmenëve nga Turqia në Kosovë. Balkız tha se kompanitë turke sollën investime në Kosovë nga njëra anë dhe “know how” nga ana tjetër. Duke theksuar se si rezultat i këtyre investimeve janë punësuar rreth 10 mijë kosovarë, kryetari i Odës Balkız, ka bërë të ditur se këto kompani kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm duke sjellë kuadro(staf) të kualifikuar.

Ndërsa Ambasadori i Republikës së Türkiye në Prishtinë, njëkohësisht edhe kryetari i nderit i Odës, Tunç Angılı, foli për investimet turke dhe fushat e veprimtarisë së Odës. Ambasadori Angılı tha se trendi i importit të Kosovës nga Turqia do të jetë i përhershëm dhe se kjo mund të balancohet me investime nga Turqia. Duke theksuar se Turqia është në vendin e parë për sa i përket investimeve në sektorin real, Angılı tha se Oda tashmë është në kontakt me institucionet në Kosovë dhe se mund të rrisë kontributin e saj duke bërë vizita më të shpeshta të delegacioneve në Turqi.

Pas mbledhjes, anëtarëve iu shtrua një darkë iftari.