Lajme

Lajme nga Oda

BMC tani është në Kosovë

07.12.2021

07.12.2021 - BMC, një nga brendet prestigjioze të Turqisë, tani është edhe në tregun kosovar. Kompania “BURAK” Sh.P.K. mori përsipër përfaqësinë e kompanisë BMC në Kosovë, e cila prodhon automjete të rënda dhe automjete të industrisë së mbrojtjes. Me këtë rast është organizuar një darkë nga Burak Sh.P.K. i cili është edhe një nga anëtarët e rinj të Odës Tregtare Kosovaro Turke. Në ftesën në fjalë morën pjesë edhe Ministri i Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka dhe Kryetati i Nderit i OTKT-së, Ambasadori i Turqisë në Prishtinë Çağrı Sakar.