Oda Tregtare Kosovaro Turke ka shoqëruar vizitën e Ministrit të Zhvillimit Rajonal të Kosovës z.Fikrim Damka në Denizli të Turqisë. Gjatë vizitës që morri pjesë në periudhën 1-3 shtator dhe e cila është organizuar nga Shoqata Ekzekutive e Industrialistëve dhe Biznesmenëve të AYSİAD Eurasia dhe Shoqata Ekoavrasya u shtjelluan tema të ndryshme. Në këtë kontekst janë vizituar shumë institucione dhe organizata, veçanërisht Guvernatoria e Denizlit, Komuna Metropolitane, Oda Ekonomike e Denizlit, Oda e Industrisë së Denizlit, Oda e Zejtarëve të Denizlit, si dhe janë zhvilluar takime me përfaqësues të sektorit privat.
Në prezantimet e bëra në kuadër të kësaj vizite, ku KTTO u përfaqësua nga Sekretari i Përgjithshëm Esin Muzbeg, u diskutua për mjedisin e biznesit në Kosovë, marrëdhëniet me Turqinë dhe mundësitë për investime. Në takime morën pjesë edhe Kryetari i AYSİAD z.Mahmut Çatlık si dhe Kryetari i Eco Eurasia z.Hikmet Eren,të cilët organizuan programin e mbajtur në Denizli. Përveç delegacionit zyrtar, në program morën pjesë edhe biznesmenë nga OTKT dhe Shoqata ESNAF.
Delegacioni nga Kosova përfshinte këta pjesëmarrës:
1. Fikrim Damka – Ministër i Zhvillimit Rajonal
2. Ergin Bunjak – Këshilltar i Ministrit
3. Esin Muzbeg – Sekretar i Përgjithshëm i Odës Tregtare Kosovaro Turke
4. Edin Dukagjini – Menaxher Rajonal i bankës “İş Bank” Prizren
5. İslam Kaymakçi – Biznes Person, Eris Production- Digital Marketing, E-Commerce
6. Esen Kaymakçi – Biznes Person, Eris Production
7. Ürhan Şilik – Biznes Person, Prodhuesi i Tekstileve dhe Veshjeve të Punës PUNTEX
8. Gönül Şilik – Biznes Person, Cash Home - Tekstil shtëpie, Qelqe
9. Ediz Çabrati - Biznes Person, Burak – Automobilistikë dhe Pjesë këmbimi
10. Nilüfer Çabrati – Biznes Person, Burak – Automobilistikë dhe Pjesë këmbimi
11. Valbon Jorganxhi – Biznes Person, Dream Curtains– Tekstil, Perde
Vizitat Zyrtare
Vizita e delegacionit të Kosovës në Denizli të Turqisë filloi më datën 1 shtator ku edhe u mbajt vizita e parë zyrtare tek Guvernatori Ömer Faruk Coşkun. Ministri i Zhvillimit Rajonal të Kosovës, Fikrim Damka, ka deklaruar se me lëvizjet në punë po zvogëlohen distancat dhe se do të vlerësohen mundësitë e biznesit në Denizli. Nga ana tjetër Guvernatori Ömer Faruk Coşkun, foli për potencialet e Denizlit dhe tha se Denizli ka një industri të zhvilluar dhe se mendon që do të gjenden bashkëpunimet e kërkuara.
Më pas, një vizitë kortezie iu bë z.Osman Zolan, Kryetar i Komunës Metropolitane të Denizlit. Gjatë takimeve u diskutua për çështjet e marrëdhënieve miqësore dhe të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Kryetar i Komunës Zolan, theksoi se “Ne jemi vëllezër me unitet të zemrës” dhe se bashkëpunimi duhet të forcohet edhe më tutje.
Vizita në Odë
Në takimin e mbajtur në Odën Ekonomike të Denizlit, delegacioni i Kosovës është pritur nga kryetari i Odës z.Uğur Erdoğan. Në takimin e mbajtur me pjesëmarrjen e deputetëve të Kuvendit të Denizlit dhe përfaqësuesve të sektorit privat, Ministri i Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka deklaroi se dëshirojnë të vlerësojnë mundësitë për rritjen e tregtisë dhe bashkëpunimit në Denizli. Damka theksoi se duan të forcojnë vëllazërinë e dy vendeve përmes tregtisë ku në këtë mënyrë do të jetë e mundshme të përfitojnë te dy palët. Në anën tjetër Uğur Erdoğan, Kryetari i Odës së Tregtisë, dha informacion për importin, eksportin dhe sektorët aktualë në Denizli. Duke deklaruar se Denizli është qendra e këtij rajoni, Uğur Erdoğan tha se rrotat ekonomike këtu punojnë 24 orë në 7 ditë. Duke thënë se Denizli ka një eksport prej 5 miliardë dollarësh, Erdoğan deklaroi se këtu funksionojnë shumë sektorë të rëndësishëm si tekstili, ushqimi dhe bujqësia. Në këtë vizitë Esin Muzbeg, Sekretari i Përgjithshëm i OTKT-së, ka bërë një prezantim për ekonominë e Kosovës. Në prezantim është biseduar rreth ekonomisë së Kosovës, sektorët kryesorë, të dhënat e tregtisë së jashtme, marrëdhëniet e biznesit dhe investimeve me Turqinë si dhe mjedisin e biznesit në Kosovë.
Nga ana tjetër, një takim i ngjashëm është mbajtur edhe me biznesmenët e sektorit industrialë në Odën e Industrisë së Denizlit. Delegacioni, i pritur nga zëvendëskryetari i Odës Osman Uğurlu, diskutoi për mundësitë e mundshme të bashkëpunimit mes dy vendeve. Takimi, ku u diskutua për rritjen e vëllimit të bashkëpunimit tregtar ndërmjet Turqisë dhe Kosovës dhe mundësitë e investimeve, nisi me fjalët hyrëse të kryetarit të AYSİAD, Mahmut Çatlık si dhe nënkryetarit të OSSH-së, Osman Uğurlu. Uğurlu bëri një prezantim për ekonominë e Denizlit, historinë kulturore, demografinë, rendin ekonomik dhe aktivitetet e Odës së Industrisë së Denizlit. Duke thënë se është i kënaqur që pret delegacionin e Kosovës, Uğurlu tha se bashkëpunimi dhe mundësitë për investime në mes të Denizlit dhe Kosovës janë duke u zhvilluar. Më pas, Esin Muzbeg, Sekretar i Përgjithshëm i Odës Tregtare Kosovaro Turke, vazhdoi me prezantimin e Kosovës, marrëdhëniet e saj tregtare, mundësitë për investime dhe analizën SWOT.
Delegacioni i Kosovës në kuadër të vizitës që pati në Denizli të Turqisë, ka vizituar edhe Odën e Zejtarëve të Denizlit. Delegacioni i Kosovës i pritur nga kryetari i Bashkësisë së Odave, Mehmet Ali Erbeği, tërhoqi vëmendjen për miqësinë dhe afërsinë kulturore të dy vendeve.
Më pas, u mbajt një takim me pjesëmarrjen e anëtarëve të Shoqatës së Industrialistëve Ekzekutiv dhe Afaristëve të Eurasia-s të cilët njëherësh ishin edhe organizatorët e programit, si dhe anëtarë të Komunitetit të Sipërmarrësve të Rinj të Universitetit Pamukkale dhe një takim informues për mundësitë e investimit në Kosovë. Pas prezantimit për Kosovën, u mbajtën takime bilaterale biznesore.
Vizita në AYSIAD
Në ditën e dytë të vizitës në Denizli, u bënë shumë vizita në fabrika të ndryshme. Gjatë këtyre vizitave u vëzhguan potencialet prodhuese në Denizli dhe u vlerësuan marrëveshjet e mundshme të bashkëpunimit me Kosovën. Pas këtyre vizitave u vizitua Konservatori i Bashkisë Metropolitane të Denizlit dhe u ndoq koncerti që u realizua nga pedagogët e konservatorit. Në të njejtën kohë u vizitua teleferiku i vendosur në Bağbaşı, si dhe u morën informacione për shërbimet sociale të bashkisë. Përveç kësaj, Asambleja Rinore e Këshillit Bashkiak të Komunës Metropolitane të Denizlit dhe Qendra e Kongresit të Kulturës së Komunës Metropolitane të Denizlit, Nihat Zeybekci, mbajtën një takim për të prezantuar Kosovën në aspektin social, kulturor dhe ekonomik.
Në kuadër të këtyre vizitave, në godinën e shoqatës historike të AYSİAD u zhvillua një takim me përfaqësues të shtypit. Në këtë takim, ndjesitë dhe mendimet e tyre u ndanë nga Ministri i Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka, Kryetari i AYSİAD Mahmut Çatlık, Kryetari i Eco Eurasia Hikmet Eren, Sekretari i Përgjithshëm i OTKT-së Esin Muzbeg, anëtarët e Bordit të Shoqatës së Tregtarëve Ediz Çbrat dhe İslam Kaymakçı si dhe biznesmi Valbon Jorgangji.
Vizita në Sarayköy
Në ditën e tretë të vizitës u vizituan objektet termike dhe impianti i prodhimit të energjisë gjeotermale dhe serrat në Sarayköy, të cilat gjendeshin në rajonin e Denizlit. Me delegacionin e Kosovës, i cili u prit nga kryetari i komunës së Sarayköy, Ahmet Necati Özbaş, u organizuan programe kulturore duke marrë informacion për investimet në energjinë gjeotermale dhe projektet e instalimit të serrave me energji gjeotermale në këtë rajon.
Kjo vizitë në Denizli të Turqisë, e cila u realizua me një delegacion biznesi nga Kosova, përbënte një nga vizitat e para zyrtare në rajon. Pikat e kontaktit janë përcaktuar duke vendosur kontakte me organizatat e biznesit si në Kosovë ashtu edhe në Denizli. Në këtë mënyre u bënë angazhime të ndërsjella për zhvillimin e bashkëpunimit mes këtyre dy vendeve.