Lajme

Lajme nga Oda

Vizita në kompaninë BURAK

23.02.2024

Kompania Burak, një tjetër anëtare e Odës poashtu u vizitua nga Drejtori Ekzekutiv i OTKT-së Meriton Sunduri dhe Sekretari i Përgjithshëm Esin Muzbeg. Përfaqësuesit e Odës të cilët u pritën nga Ediz Çabrati, një nga pronarët e kompanisë u informuan rreth kompanisë dhe aktiviteteve të saj. Me më shumë se 30 vjet përvojë, kompania Burak është përfaqësuese dhe distributore e vajrave motorike, pjesëve të automjeteve të rënda dhe motorëve. Kompania Burak ofron vajra për motorë, pjesë të automjeteve, komponentë të ndryshëm dhe motorë të markave të njohura botërore, veçanërisht nga vendet evropiane, në tregun e Kosovës dhe në vendet e rajonit.