30.06.2021 - Bordi i Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike të Turqisë – DEİK Dış Ekonomik İlişkiler Kurulu organizoi sesionin e radhës “Bizneset e ndërlidhura Kosovë-Turqi”, ku Ambasadori i Kosovës Ilir Dugolli ishte pjesëmarrës. Në këtë sesion gjithashtu morën pjesë Ambasadori i Turqisë Çağrı Sakar, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi si dhe Kryetar i Odës Tregtare Kosovaro Turke Abdurrahman Balkız. Gjatë këtij diskutimi u fol për marrëdhëniet aktuale ekonomike e tregtare mes dy vendeve si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dhe investimeve në Kosovë.
Pjesa e dytë e këtij diskutimi përfshiu sesione sektoriale, ku u fol për mundësitë e bashkëpunimit në fushat e bujqësisë dhe ushqimit, mobilierisë dhe tekstilit.
#InvestinKosovo