Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë z.Yasin Ekrem Serim, në kuadër të vizitës së tij në Kosovë dje (28 mars 2024) ka zhvilluar një takim me kompani investitore turke, anëtarë të Odës sonë. Në takimin e mbajtur në rezidencën e Ambasadës Turke në Kosovë, u diskutua për investimet turke në Kosovë, fushat e tyre të aktivitetit, parashikimet e bizneseve dhe mjedisin e të bërit biznes në Kosovë.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Serim, tha se kujdesen për të pasur biznesmenë në rajonet që i vizitojnë, dhe theksoi se kompanitë turke prodhojnë një vlerë të shtuar të konsiderueshme. Serim tha se i kushtojnë rëndësi pjesëmarrjes së kompanive turke në projektet e energjisë së rinovueshme që planifikohen të realizohen në Kosovë në periudhën e ardhshme, në projektin e linjës hekurudhore që do të lidhet me Shqipërinë, si dhe në projektet e infrastrukturës dhe objekteve sportive që do t'i nevojiten Kosovës për Olimpiadën Mesdhetare.
Nga ana tjetër, kryetari i OTKT-së Abdurrahman Balkız, ka dhënë informacione të përgjithshme për mjedisin e biznesit në vend dhe deklaroi se sektori bankar ku bën pjesë ai, është në gjendje të mirë si nga ana e shërbimeve ashtu edhe nga profitabiliteti. Ndërsa Drejtori Ekzekutiv i OTKT Meriton Sunduri foli për strukturën dhe aktivitetet e Odës Më pas, anëtarët informuan zëvendësministrin për sektorët dhe veprimtarinë e komanisë të cilët ata përfaqësojnë si dhe folën për mjedisin e biznesit në Kosovë.