Drejtori Ekzekutiv i OTKT-së Meriton Sunduri dhe Sekretari i Përgjithshëm Esin Muzbeg në kuadër të takimeve të kontakteve në Prizren u takuan me Varis Xhejlanin, kryetarin e Shoqatës së Zejtarëve ESNAF. Përfaqësuesit e të dyja organizatave shprehën kënaqësinë rreth bashkëpunimit mes dy organizatave, dhe shkëmbyen ide rreth nismave dhe aktiviteteve të përbashkëta në të ardhmen. Kryetari i Shoqatës së Zejtarëve, Varis Xhejlani, tha se në 30 vjetorin e themelimit të shoqatës ESNAF planifikojnë të organizojnë aktivitete të ndryshme duke theksuar dëshirën e organizimit të aktiviteteve edhe me OTKT-në. Në anën tjetër, Drejtori Ekzekutiv i OTKT-së Meriton Sunduri u dakordua që në të ardhmen të mbahet një takim i detajuar për të konkretizuar aktivitetet që mund të organizohen me Shoqatën ESNAF.