KTTO

Lajme

Hilton së shpejti fillon të ofrojë shërbime në Kosovë!

Hilton së shpejti fillon të ofrojë shërbime në Kosovë!

Kryetari i Odës Tregtare Kosovaro-Turke (OTKT), Orçun Özdemir, dhe Drejtori Ekzekutiv, Meriton Sunduri, vizituan Hotelin Hilton, i cili është në përgatitje për të filluar aktivitetin në Kosovë.
Gjatë vizitës, përfaqësuesit e OTKT-së u pritën nga pronari i hotelit, Arbër Kryeziu, dhe delegacioni i tij.
Në kuadër të vizitës, përfaqësuesit e Hilton prezantuan hotelin, duke dhënë informacione mbi sallat e konferencave, sallat për gala-evente dhe shërbimet që do të ofrohen.
Hoteli Hilton pritet të fillojë aktivitetin brenda këtij viti.