21.11.2023 – Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC), pjesë e Grupit të Bankës Botërore, në kuadër të “Projektit për Zgjidhjen e Borxhit dhe Daljen e Biznesit në Kosovë” me pjesëmarrjen e z. Mahir Tutulli Kryetar i Gjykatës Komerciale në Republikën e Kosovës, znj.Suzana Dautaj, përfaqësuese nga Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC), dr.Njomëza Zejnullahu Konsulente në IFC, Kryetarit të Odës Tregtare Kosovaro Turke z. Abdurrahman Balkiz si dhe anëtarëve të Odës, në zyrat e OTKT-së po organizon “ Punëtorinë për Reformat dhe Legjislacionin e Falimentimit të Kosovës”.
Kryetari i OTKT-së z. Abdurrahan Balkız në fjalimin e hapjes falënderoi Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) për një bashkëpunim të tillë. Ai theksoi se Kosova ka qenë gjithmonë një qendër tërheqëse për investime për Turinë duke theksuar se ende ka edhe intersim për investime. Ai bëri të ditur se ndër pyetjet e para që investitorët potencial e bëjnë sapo të arrijnë në Kosovë është sundimi dhe funksionimi i ligjit. Ai poashtu vlerësoi prezantimin e ligjit të falimentimit Gjykata Komerciale në bashkëpunim me Korpoaten IFC duke theksuar se kjo do të ndihmonte si në aktivitetet e kompanive po ashtu edhe në funksionimin e tregtisë së brendshme.
Përfaqësuesja e IFC-së, Suzana Dautaj, tha se legjislacioni i ri do të hyjë në fuqi shumë shpejt dhe se janë të kënaqur të mbështesin autoritetet e Kosovës.
Pastaj është bërë një prezantim nga Këshillëtarja Ligjore në IFC Njomëza Zejnullahu si dhe Kryetari i Gjykatës Komerciale Mahir Tutulli.
Tutulli tërhoqi vëmendjen te rregulloret në legjislacionin e ri dhe u shpreh se procesi i falimentimit ka një aspekt që mbron palët.
Ndërsa Njomëza Zejnullahu prezantoi përmbajtjen e udhëzuesit që kanë përgatitur në lidhje me atë që parashikon legjislacioni. Është bërë e ditur se ky draft studim do të ndahet edhe me anëtarët e Odës.