Lajme

Lajme nga Oda

Drejtori Përgjegjës i Rajonit Evropian të Bursës së Mallrave Kırklareli Serhad Güney, vizitoi Odën Tregtare Kosovaro Turke

12.03.2024

Drejtori Përgjegjës i Rajonit Evropian të Bursës së Mallrave Kırklareli Serhad Güney i shoqëruar nga një delegacion, vizituan Odën Tregtare Kosovaro Turke (OTKT). Në takimin ku morën pjesë Drejtori Ekzekutiv i OTKT-së Meriton Sunduri, Sekretari i Përgjithshëm Esin Muzbeg dhe Këshilltarja Tregtare Gözde Eroğlu u diskutua për bashkëpunimet rajonale. Gjatë vizitës së 7 marsit, u vlerësuan aktivitetet dhe mundësitë e bashkëpunimit të Unionit Tregtar të Ballkanit, i mbështetur nga OTKT. Pas takimit në Odë, vizitë kortezie iu bë Albert Behramit, Këshilltar i Ministrit të Bujqësisë, të Kosovës, i cili ishte pjesë e delegacionit nga Kosova në Panairin e Bujqësisë në Kırklareli ku u vlerësuan mundësitë e bashkëpunimit.