Lajme

Lajme nga Oda

Është mbajtur Paneli “Investimet Turke dhe Mundësitë e Bashkëpunimit në Kosovë”.

22.05.2024

22.05.2024 – Oda Tregtare Kosovaro Turke (OTKT), Shoqata ESNAF dhe Shoqata e të Diplomuarve në Turqi TUMED në Prizren mbajtën panelin e titulluar “Investimet turke dhe mundësitë e bashkëpunimit në Kosovë”. Paneli, ku morën pjesë shumë biznesmenë dhe mysafirë nga Kosova dhe Turqia, filloi me fjalime përshëndetëse.

Fikrim Damka, Ministër i Zhvillimit Rajonal dhe Kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës - KDTP, tha se që të rinjtë tanë që studiojnë në Turqi të paguajnë borxhin e besnikërisë pas diplomimit, duhet të jenë në të njëjtin çark me biznesmenët turq të cilët janë investitorë dhe bëjnë biznes në Kosovë dhe se bashkëpunimi i ndërsjellë ndërmjet këtyre dy palëve kontribuon edhe në ekonominë e vendit.

Ambasadori i Republikës së Turqisë në Prishtinë Sabri Tunç Angılı tha se pas shpërthimit të Covid-19 ka pasur një hap të madh në tregtinë mes Turqisë dhe Kosovës. Duke theksuar se kompanitë kosovare kanë filluar të preferojnë Turqinë si qendër furnizimi, Angılı theksoi se Kosova ka kaluar në një dimension tjetër në marrëdhëniet tregtare me Turqinë, partnerin më të madh tregtar, në dy vitet e fundit.

Varis Xhejlani, kryetar i Shoqatës ESNAF, shprehu besimin se ky panel i mbajtur së bashku ka bërë bashkë njerëz të biznesit nga Turqia dhe Kosova dhe do të çojë në bashkëpunime të reja. Xhejlani po ashtu ka theksuar se ngjarje të tilla të ngjashme do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Ndërsa, Drejtori Ekzekutiv i OTKT-së Meriton Sunduri, theksoi se marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Turqisë janë të mira dhe rëndësinë e kontributit të OTKT-së në zhvillimin e këtyre marrëdhënieve që nga themelimi i saj në vitin 2008.

Sunduri theksoi se gjatë kësaj periudhe vëllimi tregtar u rrit nga 131 milionë në 919 milionë euro ndërsa pjesëmarrja tregtare e Turqisë në Kosovë në 16 vite u rrit nga 6% në 15.2%; Ai beri të ditur se investimet totale u rritën nga 29 milionë në vitin 2008 në 501.8 milionë deri në fund të vitit 2023.

Pas fjalëve përshëndetëse, Oaza Binçe nga OTKT, Salih Salah nga Shoqata ESNAF dhe Semih Bilurdagi nga TÜMED vlerësuan marrëdhëniet ekonomike Kosovë-Turqi nga këndvështrimi i organizatave të tyre.