16.11.2021 - "Takimi afaristëve Kosovë-Turqi” në kuadër të vizitës së Odës së Tregtisë dhe Industrisë së Edirnesë (ETSO) në Kosovë u mbajt në bashkëpunim me OTKT-në. Në takim dy palët u shprehën se u pajtuan për rritjen e mëtutjeshme të bashkëpunimit.
Kryetari i OTKT-së Abdurrahman Balkız foli për ekonominë e vendit dhe investimet turke në Kosovë. Kryetari i ETSO-së, Rexhep Zıpkınkurt gjithashtu deklaroi se janë të kënaqur që janë në Kosovë dhe theksoi rëndësinë e zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy vendeve. Në kuadër të takimit të Afaristëve Kosovë-Turqi, prezantimin e vendit të Kosovës e bëri Berna Safçı nga OTKT, ndërsa prezantimin për mundësitë ekonomike në rajonin e Edirnesë e bëri Bahar Manav nga Agjencia për Zhvillimin e Trakjës. Pas takimit u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi ndërmjet dy Odave dhe u realizuan vizitat në kompanitë.