Shoqata e Kosovarëve Bafra (KOSDER) gjatë vizitës së tyre në Kosovë ka vizituar edhe Odën Tregtare Kosovaro Turke. Biznesmenët nga Bafra, të cilët vizituan Odën tonë me një delegacion të kryesuar nga Kryetari i Shoqatës Yunus Gün, u mirëpritën nga Këshilltëtarja e Tregtisë e Ambasadës Turke në Prishtinë, Gözde Eroğlu, anëtari i Bordit të OTKT-së Oğuz Hamza Yılmaz si dhe Sekretari i Përgjithshëm i OTKT-së Esin Muzbeg. Delegacionit i është bashkuar edhe Faton Hasani, kryetar i TURKOS-it (Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Kulturor ndërmjet Turqisë dhe Kosovës), i cili ka përkrahur vizitën e biznesmenëve nga Bafra në Kosovë. Gjatë takimit u theksua se OTKT është adresa e kontaktit të sektorit privat dhe është e gatshme të ndihmojë në mjedisin e biznesit në Kosovë. Biznesmenët nga Bafra u shprehën se janë të interesuar për mundësi investimi në rajon, veçanërisht në ndërtim dhe bujqësi. Pas shkëmbimit të ndërsjellë të ideve, u ra dakord për thellimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e informacionve rreth mjedisit të investimeve.