Lajme

Lajme nga Oda

Oda Tregtare Kosovaro Turke (OTKT) sot themeloi Komitetin e Financave

03.07.2024

Oda Tregtare Kosovaro Turke (OTKT) sot themeloi Komitetin e Financave.

Ne mbledhjen themeluese te ketij komiteti, pjesëmarrës ishin përfaqësues nga 11 kompani anëtare të Odës. Mbledhja filloi me fjalimin e Drejtorit Ekzekutiv Meriton Sunduri, i cili foli rreth aktiviteteve të Odës dhe pastaj vazhdoi me diskutimet rreth planifikimit të aktiviteteve te këtij komiteti.

Me vota unanime kryetar i këtij komiteti u zgjodh Amir Dermala nga BDO Kosova ndërsa nënkryetar u zgjodhën Andi Pacani nga Boga & Associates si dhe Flora Bublaku nga HLB Kosova.

Mbledhja e parë e këtij komiteti planifikohet të mbahet në shtator të këtij viti ku temë e diskutimit do të jetë plani i veprimit dhe aktivitetit të këtij komiteti.

Komiteti do të përpilojë dokumente strategjike, opinione dhe rekomandime për të mbrojtur interesat e anëtarëve të Odës