Lajme

Lajme nga Oda

U nënshkrua Memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet OTKT dhe ETSO

16.11.2021

16.11.2021 - Oda Tregtare Kosovaro Turke (OTKT) dhe Oda e Tregtisë dhe Industrisë së Edirnesë (ETSO) nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi. Në ceremoninë e mbajtur në Hotelin Emerald në Prishtinë, kryetari i OTKT-së, Abdurrahman Balkız dhe kryetari i ETSO-së, Rexhep Zıpkınkurt, deklaruan se synojnë zhvillimin e bashkëpunimit. Memorandumi i Bashkëpunimit synon të kontribuojë në zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin rajonal duke ndërtuar ura bashkëpunimi ndërmjet dy Odave. Të dyja Odat deklaruan se janë dakord të shkëmbejnë informacione, të dhëna dhe përvojë, të organizojnë aktivitete të përbashkëta dhe të zhvillojnë marrëdhënie tregtare dhe kulturore midis botës së biznesit.