Lajme

Lajme nga Oda

Nën patronazhin e Odës Tregtare Kosovaro Turke (OTKT) , delegacioni nga Denizli i Turqisë, Fondacioni EkoEurasia dhe Shoqata së Industrialistëve, Biznesmenëve dhe Udhëheqësve Euroaziatik (AYSİAD) vlerësuan mundësitë e bashkëpunimit në Kosovë.

27.09.2024

Nën patronazhin e Odës Tregtare Kosovaro Turke (OTKT) , delegacioni nga Denizli i Turqisë, Fondacioni EkoEurasia dhe Shoqata së Industrialistëve, Biznesmenëve dhe Udhëheqësve Euroaziatik (AYSİAD) vlerësuan mundësitë e bashkëpunimit në Kosovë.

Oda Tregtare Kosoaro Turke priti delegacionin në një drekë dje ku pati mundësinë të njihej me kompanitë dhe pikëpamjet e tyre për investimet në Kosovë. Në këtë drekë biznesi ekspertja ekonomike e Odës Oaza Binçe prezantoi informacione për profilin dhe zhvillimet ekonomike të Kosovës.

Ndërsa sot nën organizimin e Odës Tregtare Kosovaro Turke delegacioni nga Denizli u mirëprit nga Drejtori i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve KIESA Zef Dedaj si dhe Udhëheqësi i Sektorit për Promovimin e Investimeve Kreshnik Thaqi ku delegacionit iu bë një prezantim rreth shtetit të Kosovës si dhe lehtësirat e të bërit biznes në Kosovë.

Pastaj, delegacioni u prit në zyrat e OTKT-së me pjesëmarrjen e këshilltares të tregtisë Seda Ulukaya ku u ndanë përvojat e kompanive turke në Kosovë. Në zyrat e OTKT-së, u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi nga Kryetari i Odës Tregtare Kosovaro Turke Abdurrahman Balkız , Kryetari i Fondacionit EkoEurasia Hikmet Eren dhe Kryetari i Shoqatës së Industrialistëve, Biznesmenëve dhe Udhëheqëseve Euroaziatik (AYSİAD) Mahmut Catlık.

Mbledhja përfundoi me shkrepje të fotografive si dhe shkëmbimin e dhuratave.

Vizita e Delegacioni të biznesit nga Turqia vazhdoni tek Ministri i Zhvillimit Rajonal të Kosovës, Fikrim Damka. Ministri Damka tha se OTKT ka një vend të rëndësishëm për investitorët turq në Kosovë dhe se kontribuon në zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Delegacioni i biznesit turk në kuadër të vizitës në Kosovë po ashtu vizitoi Ambasadën Turke në Prishtinë si dhe Institucionin Yunus Emre. Vizitë delegacioni i bëri edhe kompanive anëtare të OTKT-së. Në këtë kontekst, delegacioni i Denizlit vizitoi Atlantik Group, një nga kompanitë e para turke investitorë në Kosovë, dhe mori informacione për procesin e zhvillimit të kompanisë në Kosovë dhe bashkëpunimet e mundshme me Kosovën.

Sot delegacioni po viziton kompaninë Jasin Metal, një industrialist vendas nga Kosova.