Lajme

Lajme nga Oda

“Albi Mall” anëtari i ri i Odës Tregtare Kosovaro Turke

12.02.2024

Kompania Albi Mall është bërë pjesë e Odës Tregtare Kosovaro Turke. Drejtori Ekzekutiv i Odës Tregtrare Kosovaro Turke Meriton Sunduri si dhe Drejtori Gjeneral i Albi Mall Sutki Humolli, në një takim të mbajtur më 9 Shkurt 2024 nënshkruan Aplikacionin e Anëtarësimit në OTKT. Oda Tregtare Kosovaro Turke i uron mirëseardhje kompanisë Albi Mall e cila prin në tregtinë e brendeve të ndryshme botërore dhe ka një reputacion të fortë si një destinacion i preferuar për blerjen, argëtimin dhe kalimin e kohës për banorët e Kosovës dhe vizitorët e huaj. Albi Mall ka bashkëpunim me kompani turke në sektorë të ndryshëm, veçanërisht në sektorin e tekstilit shtëpiak me kompaninë “Özdilek” pastaj me kompaninë "Wish Home" në produktet plastike, me kompaninë "Valensi Mağazacılık" në prodhimet e tekstilit dhe plastikës, me "Koton" në produktet e tekstilit, me kompaninë “Proffi” në produktet plastike, si dhe kompaninë "Kesimoğlu Mensucat" poashtu në sektorin e tekstilit. OTKT synon që në vitin 2024 së bashku me rritjen e numrit të anëtarëve të rrisë edhe aktivitetin si dhe shërbimin ndaj anëtarëve të saj.