Oda Tregtare Kosovaro Turke organizoi një darke iftari për qytetarët e Prishtinës në Tendën e iftarit në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Në këtë organizim morri pjesë Kryeministri i Kosovës z. Albin Kurti, Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog z. Besnik Bislimi, Ministri i Punëve të Brendshme z.Xhelal Sveçla, Ambasadori i Republikës së Turqisë në Prishtinë z. Tunç Angılı, Këshilltarja e Tregtisë në Ambasadën e Republikës së Turqisë në Prishtinë znj.Gözde Eroğlu, Kryetari i OTKT-së z.Abdurrahman Balkız si dhe anëtarë të tjerë të OTKT-së dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve turke në Kosovë.