Lajme

Lajme nga Oda

Oda Tregtare Kosovaro Turke organizoi Kuvendin e Përgjithshëm Zgjedhor – Orçun Özdemir u zgjodh Kryetar i Odës

03.03.2026

Më 2 mars 2026 në Prishtinë Oda Tregtare Kosovaro Turke (OTKT) organizoi Kuvendin e Përgjithshëm Zgjedhor. Me vota unanime Kryetari i ri i OTKT-së u zgjodh anëtari i Bordit Drejtues të TEB Sh.A. Orçun Özdemir. Gjatë fjalimit të tij Özdemir deklaroi: “Marrja e përgjegjësive në organizata vullnetare kërkon një sakrificë të madhe. Duke filluar nga kryetari ynë i ndjerë, e ndiej si detyrim të falënderoj të gjithë ata që deri më sot ka në kontribuar në këtë Odë”. Ai theksoi se Oda për anëtarët e saj nuk është vetëm një institucion, por edhe një pikë takimi, një qendër konsultimi dhe një organizatë ombrellë ku kërkohen zgjidhje për problemet e përbashkëta. Özdemir u shpreh se në këtë periudhë të re duhet të shndërrohemi në një Odë që pasuron burimet e veta dhe zgjeron fushëveprimin përmes pranimit të anëtarëve të rinj. Ndërkohë, Kryetari i Nderit i Odës Ambasadori i Türkiye-s në Prishtinë, Tunç Angılı, e përkujtoi me respekt të ndjerin Abdurrahman Balkız, i cili u nda nga jeta papritur duke vënë në pah si profesionalizmin e tij në botën e biznesit ashtu edhe dimensionin e tij njerëzor. Ambasadori Angılı vlerësoi se në periudhën e ardhshme çështjet ekonomike dhe të sigurisë, si në nivel global ashtu edhe rajonal do të jenë prioritare, duke theksuar rëndësinë e realizimit të projekteve ekonomike që bien në fushëveprimin e Odës. Ai shtoi se me përkrahjen e qeverive të Türkiye-s dhe Kosovës mund të zhvillohen punime për krijimin e një zone të veçantë ekonomike, si dhe theksoi se për shkak të mikpritjes së Lojërave Mesdhetare nga Kosova mund të hapen shumë mundësi të reja. Kuvendi i Përgjithshëm i Odës filloi me një minutë heshtje në nderim të kryetarit të ndjerë Abdurrahman Balkız. Më pas, raportin e aktivitetit e paraqiti Sekretari i Përgjithshëm Esin Muzbeg. Raportin financiar e prezantoi Drejtori Ekzekutiv Meriton Sunduri, ndërsa vlerësimin ekonomik e bëri Ekspertja e Ekonomisë Oaza Binçe. Meriton Sunduri theksoi se OTKT është një nga odat më të vjetra, më me ndikim dhe më prestigjioze në Kosovë duke deklaruar se: “Ne jemi një urë në kuptimin e vërtetë të fjalës”. Pas miratimit të raporteve të Odës, Orçun Özdemir me vota unanime u zgjodh Kryetar i Odës. Po ashtu u formua edhe Bordi i Drejtorëve i përbërë nga përfaqësues të kompanive: ALBİ Commerce, Atlantik Group, BKT, Güriş-Air Energy, Kajmak shpk, KEDS, KS Group, Limak Kosovo, Medikal Park, Newko Balkan, Simteks, TEB, THY, Maarif Schools of Kosova dhe Ziraat Bank.