25.08.2021 -Në takimin e realizuar nga Oda e Industrisë së Stambollit me temën "Dita e Vendit për Kosovën & Mundësitë e Tregtisë dhe investimeve", anëtari i Bordit të Odës së Industrisë së Stambollit, Cemal Keleş dhe Konsullja e Përgjithshme e Stambollit të Kosovës, Suzan Novoberdaliu, mbajtën fjalimet e hapjes, pastaj fjalën e mori Këshilltarja e Tregtisë së Kosovës (Prishtinës), Gözde Eroğlu. Përveç kësaj, dy nga anëtarët e Bordit të OTKT-së Erdal Şahin, Menaxheri i Zhvillimit të Projekteve në Güriş dhe N. Ayhan Demirkıran, CEO i Atlantik Group'it morën pjesë në këtë seminar si folës ku gjithashtu ndanë përvojat e tyre të biznesit në vend duke vlerësuar mundësitë e bashkëpunimit dhe investimive në Kosovë.