Lajme

Lajme nga Oda

Kryetari i OTKT-së vizitoi Nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës

07.08.2020

08.07.2020 - Kryetari i Odës Tregtare Kosovaro Turke (OTKT) Abdurrahman Balkiz, Nënkryetari Ayhan Demirkıran si dhe Sekretari i Përgjithshëm Esin Muzbeg, vizituan Nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, njëkohësisht Kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) Fikrim Damka. Gjatë takimit të zhvilluar në ndërtesën e parlamentit, u diskutuan temat e rendit të ditës dhe mundësitë e bashkëpunimit.

Kryetari i OTKT-së Abdurrahman Balkiz, përgëzoi Damka’n për pozitën e re të tij në Kuvend dhe foli rreth misionit dhe aktiviteteve të Odës. Gjatë takimi u diskutua rreth mjedisit të të bërit biznes si dhe legjislacionit në Kosovë ku Balkiz theksoi se biznesmenët të cilët janë pjesë e OTKT-së përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme investimesh në Kosovë. Paralelisht me këtë, u kërkua dhe diskutua mënyra për të rritur aktivitetet e OTKT-së dhe u shpreh rëndësia e përfshirjes në mekanizma të tillë si në Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik.

Në anën tjetër Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Fikrim Damka deklaroi se partia e tij politike është pjesë e kësaj qeverie dhe theksoi se janë të përfaqësuar edhe në Kuvend, ku bëri të ditur se janë bërë emërimet e një Ministri, dy Zëvendësministrave dhe shumë këshilltarëve politikë. Damka theksoi se me vëmendje është duke ndjekur agjendën e qeverisë nga njëra anë dhe atë të Kuvendit nga ana tjetër, dhe vuri në dukje se janë të gatshëm për shkëmbim idesh dhe bashkëpunim për çështjet që kanë të bëjnë me OTKT. Nënkryetari Damka bëri të ditur se ligji për rishikimin e buxhetit, përdorimi i fondit pensional si dhe ligji i punës në agjendën e Kuvendit do të çojë në zbatimin paketës së rikëmbjes ekonomike dhe nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit me sektorin privat.

Të dyja palët shprehën kënaqësinë për takimin dhe nevojën për takime të këtilla për çështje konkrete.