Kryetari i Odës Tregtare Kosovaro Turke (OTKT) Orçun Özdemir, zhvilloi një vizitë zyrtare në kabinetin e Zëvendëskryeministrit Fikrim Damka. Në delegacionin e OTKT-së përveç Kryetarit Özdemir, morën pjesë edhe Nënkryetarët Ayhan Demirkıran dhe Xhevdet Kabashi, Këshilltarja Tregtare Seda Ulukaya si dhe Drejtori Ekzekutiv i OTKT-së Meriton Sunduri.
Gjatë takimit, Kryetari Özdemir e uroi Zëvendëskryeministrin Damka për detyrën e re dhe prezantoi aktivitetet dhe misionin e OTKT-së, duke theksuar se përmes krijimit të një perceptimi pozitiv për komunitetin e biznesit mund të tërhiqen investime të reja në Kosovë.Nga ana e tij, Zëvendëskryeministri Damka informoi lidhur me çështjet e koordinimit në fushën e tij të përgjegjësisë dhe vlerësoi marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Türkiye-s. Në takim u diskutuan gjithashtu marrëdhëniet ekonomike ndërmjet dy vendeve.
OTKT ngriti çështjen e krijimit në Kosovë të një zone që do të funksiononte si një lloj zone industriale të organizuar dhe teknopark. Në këtë kontekst, u theksua nevoja për përmirësimin e klimës së biznesit dhe në veçanti për lehtësimin e procedurave për pajisje me leje pune. Zëvendëskryeministri Damka deklaroi se do t’i ndjekë këto çështje dhe se do të zhvillojë konsultime me ministritë përkatëse. Takimi u përmbyll me shprehjen e vullnetit të ndërsjellë për bashkëpunim dhe përmirësimin e mëtejshëm të klimës së investimeve.