KTTO

Lajme

Takim ndërmjet Kryetarit të OTKT-së, Orçun Özdemir, dhe Ambasadorit Britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves

Takim ndërmjet Kryetarit të OTKT-së, Orçun Özdemir, dhe Ambasadorit Britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves

Oda Tregtare Kosovaro Turke (OTKT) zhvilloi një takim me Ambasadorin Britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, si dhe me Shefen e Programeve dhe Zhvillimit, Semra Tyrbedari Çitaku. Nga ana e OTKT-së, në takim morën pjesë Kryetari i Odës, Orçun Özdemir, Zëvendëskryetarët Xhevdet Kabashi dhe Gökhan İşevcan, si dhe Oaza Binçe, Eksperte e Ekonomisë në Odën Tregtare Kosovaro Turke.

Pas prezantimit të aktiviteteve të Odës dhe rolit të saj në mbështetjen e bizneseve anëtare, fokusi i takimit u përqendrua në programin UK Export Finance (UKEF). Kryetari i Odës, Orçun Özdemir, shprehu interesimin për të kuptuar më në detaje këtë program dhe mënyrat se si anëtarët e Odës dhe investitorët potencialë mund të përfitojnë nga mundësitë financiare që ai ofron.

Ambasadori Jonathan Hargreaves vlerësoi takimin dhe prezantoi aspektet kryesore të programit UKEF, ndërsa znj. Semra Tyrbedari Çitaku ofroi shpjegime më të detajuara mbi funksionimin e tij dhe potencialin që ai ka për mbështetjen e kompanive.

Në përfundim, palët vlerësuan takimin si shumë konstruktiv dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm. Nga ana e Ambasadës u theksua se do të ndahen informacione më të detajuara mbi programin UKEF, si dhe u propozua organizimi i takimeve të drejtpërdrejta me përfaqësues të programit për anëtarët e interesuar.