Kryetari i Odës Tregtare Kosovaro Turke, Orçun Özdemir, zhvilloi një takim të frytshëm me Drejtorin e Institutit Yunus Emre në Kosovë, Ramazan Yılmaz.
Gjatë takimit, të zhvilluar në ambientet e OTKT-së, u diskutuan fushat e bashkëpunimit dhe aktivitetet e përbashkëta që mund të realizohen ndërmjet dy institucioneve, si dhe u vlerësuan hapat që mund të ndërmerren në periudhën e ardhshme.
Gjatë takimit u shkëmbyen ide dhe propozime për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.