30.06.2021 - Në Kuvendin e Përgjithshëm të Anëtarëve, Oda Tregtare Kosovaro Turke rizgjodhi kryetarin e saj z. Abdurrahman Balkiz nga kompania BKT edhe për një mandat tjetër. Mbledhja e Kuvendit të Anëtarëve , ku gjithashtu u miratuan raportet e aktivitetit dhe ato financiare, u mbajt më 30 Qershor 2021 në Hotelin Emerald. Abdurrahman Balkiz me vota unanime u zgjodh Kryetar i OTKT-së. Kryetari Balkiz në fjalimin e tij tha, “Organizatat vullnetare janë rezultat i punës nga njëra anë dhe i devotshmërisë nga ana tjetër. Unë do të doja të falënderoja çdo anëtar, veçanërisht anëtarët e bordit të drejtorëve, të cilët i kushtuan kohën dhe përpjekjet e tyre kësaj Ode.”