Lajme

Lajme nga Oda

OTKT vizitoi Ministrinë e Zhvillimit Rajonal

08.07.2020

08.07.2020 - Kryetari i Odës Tregtare Kosovaro Turke Abdurrahman Balkiz, Nënkryetari Ayhan Demirkiran si dhe Sekretari i Përgjithshëm e Esin Muzbeg vizituan Ministrin e Zhvillimit Rajonal Enis Kervan. Delegacioni i OTKT-së i cili u pranua nga Ministri Kervan, Këshilltari Politik dhe Shefi i Kabinetit Furkan Ergüler si dhe Këshilltari i Lartë politik Levent Buş, diskutuan çështjet e bashkëpunimit dhe mundësitë e sjella nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë.

Kryetari i OTKT-së Abdurrahman Balkız foli rreth aktiviteteve të Odës dhe deklaroi se OTKT është një pikë kontakti në marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve dhe vepron si një palë mbështetëse. Balkiz poashtu beri të ditur se me zbatimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë, brenda 8 muajve të parë pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes, importet nga Turqia u rriten me 13% ndërsa eksportet u rritën rreth 78%. Ndërsa Nënkryetari i OTKT-së, Ayhan Demirkıran tha se qëllimi i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë duhet të zgjerohet dhe duhet të zbatohet parimi i trajtimit të barabartë sikur me Marrëveshjet e tjera (Marrëveshja e Stabilizim Asociimit me BE dhe Marrëveshja e CEFTA me vendet e rajonit).

Ministri i Zhvillimit Rajonal Enis Kervan tha se është i vetëdijshëm për aktivitetet e OTKT-së por theksoi se OTKT duhet të jetë më aktive dhe më e dukshme. Në këtë kontekst, Ministri Kervan përmendi rëndësinë e pjesëmarrjes së OTKT-së në mekanizma të ndryshëm ekonomik dhe shprehi domosdoshmërinë e pjesëmarrjes së institucioneve publike të Kosovës në programet e organizuara me shtetin Turk. Duke folur për fushat e punës së Ministrisë, Kervan deklaroi se Ministria të cilën ai e drejton synon të përmirësojnë bashkëpunimin me sektorin civil.

Kryetari i OTKT-së Abdurrahman Balkız falënderoi Ministrin Kervan për mikpritjen e tij dhe bëri të ditur se OTKT është gjithmonë e hapur për çështje bashkëpunimi. Ndërsa Ministri i Zhvillimit Rajonal Enis Kervan shprehu kënaqësinë e tij për vizitën e realizuar nga OTKT dhe theksoi rëndësinë e takimeve me institucionet e tjera relevante.