Lajme

Lajme nga Oda

OTKT mori pjesë në takimin e ministrisë së zhvillimit rajonal

17.12.2021

17.12.2021 - Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) me mbështetjen të Institutit Kosovar për Qeverisje lokale (KLGI) realizojë takimin me temë “Të arriturat, orientimet strategjike dhe sfidat në fushën e zhvillimit rajonal të balancuar në Kosovë”. Pjesëmarrës në takim ishin: Përfaqësues të ministrive të linjës, Agjencia e Statistikave të Kosovës, Asociacioni i komunave të Kosovës dhe kryetarët e komunave: Prizren, Ferizaj, Gjilan, Pejë dhe Gjakovë. Gjithashtu, të ftuar dhe pjesëmarrës në takim ishin: përfaqësues të organizatave partnere ndërkombëtare: OTKT, USAID, UNICEF, CARITAS, GIZ, BERZH, si dhe përfaqësues të organizatave partnere vendore: pesë (5) agjencionet zhvillimore rajonale (AZHR-të), Oda Ekonomike e Kosovës dhe Klubi i Prodhuesve. 


Nga OTKT, Berna Safçi, ekspertja e ekonomisë e Odës mori pjesë në këtë takim. Safçi duke falënderuar Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për këtë ftesë, përmendi edhe synimet e përbashkëta që do të realizohen me Ministrinë në vitin në vijim. 


Pastaj takimi vazhdoi me prezantimin e arriturave të projekteve të Ministrisë për vitin 2021.