04.03.2024 – Oda Tregtare Kosovaro Turke (OTKT), në bashkëpunim me Vala Consulting, bëri një prezantim rreth Ligjit të Procedurave Tatimore nr. 08/L-257 të sapo miratuar nga Ministria e Financave.
Implikimet e ligjit të ri u diskutuan në aktivitetin e mbajtur sot (04.03.2024) në zyrën e OTKT-së. Në prezantimin e bërë nga Shyqyri Bytyqi, bashkëthemelues i Vala Consulting, vëmendje tërhoqën ndryshimet thelbësore dhe rregulloret e reja në ligj. U theksua se nuk ka ndryshime të mëdha në Ligjin për Procedurën Tatimore, i cili ka qenë në rend dite prej kohësh, por se janë rregulluar disa çështje kritike.
Drejtori Ekzekutiv i OTKT-së, Meriton Sunduri, falënderoi Vala Consulting për mbështetjen e dhënë dhe tha se Oda Tregtare Kosovaro Turke së shpejti do të themelojë Komitetet Profesionale ku do të diskohen hollësisht këto çështje.
Anëtarët pjesëmarrës në këtë punëtori dhe kompania Vala Consulting deklaruan se janë pajtuar në vlerësimin e disa pikave të këtij ligji dhe se në bashkëpunim me Odën të dorëzojnë sugjerime për ndryshime tek autoritetet përkatëse.