Lajme

Lajme nga Oda

OTKT priti Shoqatën ESNAF

02.11.2021

02.11.2021 - Kryetari i Odës Tregtare Kosovaro Turke (OTKT), Abdurrahman Balkız, priti Kryetarin e Shoqatës ESNAF, Varis Xhejlanin. Në takimin e mbajtur në zyrat OTKT-së nga ana e Odës morën pjesë Kryetari Abdurrahman Balkız, nënkryetarët Ayhan Demirkıran dhe Meriton Sunduri si dhe Sekretari i Përgjithshëm Esin Muzbeg. Ndërsa nga Shoqata ESNAF morën pjesë kryetari Varis Xhejlani, si dhe anëtarët e Bordit të Drejtorëve Ürhan Şilik, Ediz Çabrati dhe Salih Salah. Në takim u diskutua për marrëdhëniet ekonomike dhe mundësitë e bashkëpunimit. Gjithashtu u përmend rëndësia e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe të veprimit të përbashkët në çështjet e përbashkëta ndërmjet OTKT-së dhe Shoqatës Esnaf.