Lajme

Lajme nga Oda

U MBAJT MBLEDHJA E ZAKONSHME E KUVENDİT TË OTKT-SË

09.03.2022

09.03.2022- Oda Tregtare Kosovaro Turke ka mbajtur mbledhjen e zakonshme vjetore të Kuvendit të Anëtarëve. Në ceremoninë e mbajtur në hotelin Emerald mbrëmjen e 9 marsit, para anëtarëve iu prezantua raporti i aktiviteteve vjetore, punimet dhe pasqyrat financiare të Odës. Në takim u bisedua edhe për marrëdhëniet ekonomike dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.

Kryetari i Odës, Abdurrahman Balkız, në fjalën e hapjes, u shpreh se po kalojmë në një periudhë të vështirë ekonomike dhe theksoi fushat e bashkëpunimit. “Kur shikojmë bashkëpunimin me Turqinë, shohim se ka një rritje të konsiderueshme. Importet e Kosovës nga Turqia u rritën për 42.6% në vitin 2021 krahasuar me vitin paraprak dhe arritën në 584.1 milion euro. Edhe pse eksportet e Kosovës në Turqi janë rritur për 56.7% dhe janë bërë 17.4 milionë euro, jemi të vetëdijshëm se vlera dhe raporti i eksporteve ndaj importeve mbetët relativisht i ulët. Kjo është arsyeja pse ne këmbëngulim që duhet të bëhen më shumë investime në vend për të vendosur një marrëdhënie më të ekuilibruar në tregti” u shpreh Balkız.

Në anën tjetër, Ambasadori i Turqisë në Prishtinë dhe kryetari i nderit të Odës, Çağrı Sakar, në kuadër të OTKT-së, u shpreh i kënaqur me investimet dhe punën e anëtarëve të Odës që e bëjnë në Kosovë. Ambasadori Sakar tha se Turqia ndjek nga afër zhvillimet në vend dhe vuri në dukje se janë ndërmarrë hapa të qëndrueshme. Ambasadori Çağrı Sakar tha se takime të dobishme janë zhvilluar si në takimin e OTKT-së me kryeministrin Kurti dhe anëtarët e kabinetit, ashtu edhe në kuadër të vizitave të anëtarëve të kabinetit si dhe të Presidentes Vjosa Osmani në Turqi. Ambasadori Sakar theksoi se kompanitë turke janë të gatshme të investojnë në sektorin e energjisë, veçanërisht në këtë periudhë të krizës energjetike.

Pas fjalëve të hapjes, u prezantua raporti vjetor dhe raporti financiar i Odës. Fjalën e morën edhe anëtarët e Odës, të cilët theksuan rëndësinë e zhvillimit të bashkëpunimit ndërmjet anëtarëve. Konsultimet e bashkëpunimit pas takimit vazhduan me një koktej.