Sot më më 15 maj 2025 në zyrat e Odës Tregtare Kosovaro Turke (OTKT) nën drejtimin e Drejtorit Ekzekutiv të Odës, Meriton Sunduri, dhe nën udhëheqjen e Kryetares së Komitetit Ligjor, Njomëza Zejnullahu u mbajt mbledhja e Komitetit Ligjor të OTKT-së. Në takim morën pjesë anëtarët e Komitetit: Njomëza Zejnullahu (Lex Business), Sami Rexha (KEDS), Blerina Strana (Boga & Associates) dhe Misim Fetahu (Teb Bank). Në takim ishin të pranishëm gjithashtu Drejtori Ekzekutiv i Odës Meriton Sunduri, Sekretari i Përgjithshëm Esin Muzbeg, Asistentja Administrative Figen Kani dhe Ekspertja e Ekonomisë Oaza Binçe. Gjatë mbledhjes u diskutua për procesin e krijimit të trupit të arbitrazhit brenda Odës, si dhe për sfidat që hasen në proceset e regjistrimit dhe të regjistrit të bizneseve. U theksua nevoja që OTKT të ndërmarrë iniciativa konkrete në këto drejtime.