19.12.2022 - Një Memorandum Bashkëpunimi u nënshkrua ndërmjet Odës Tregtare Kosovaro Turke dhe Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) të Universitetit të Prishtinës. Memorandumi u nënshkrua nga Kryetari i Odës Abdurrahman Balkız dhe Dekani i Fakultetit Prof. Dr. Isak Shabani me një ceremoni të mbajtur në zyrën e Dekanatit të Fakultetit në mëngjesin e sotëm.
Kryetari i OTKT-së Balkız tha se kjo nismë, e cila do të ofrojë mundësi praktike në sektorin privat për inxhinierët e rinj që do të zhvillohen në Kosovë, do të jetë e dobishme për vendin. Ndërsa Dekani i Fakultetit Isak Shabani tha se po mundohen që Kosovës ti sjellin të rinj me potencial. Memorandumi parasheh përmirësimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve dhe mundësinë që studentët e fakultetit të kryejnë praktikë tek anëtarët përkatës të Odës.