10.11.2023 – Është nënshkruar dje një memorandum bashkëpunimi ndërmjet Odës Tregtare Kosovaro Turke dhe Bursës së Tregtisë Kırklareli (KTB).
Protokolli parashikon organizimin e aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet OTK-së dhe KTB-së, shkëmbimin e informacioneve dhe zhvillimin e marrëdhënieve bujqësore, industriale dhe tregtare.
Kryetari i OTKT-së Abdurrahman Balkız dhe Kryetari i KTB-së Turhan Altınel uruan që kontakti dhe bashkëpunimi mes dy institucioneve të jetë i përhershëm.
Me këtë rast, kryetari i KTB-së Turhan Altınel e ftoi OTKT-në në Panairin e Bujqësisë që do të mbahet në Kırklareli më 30 nëntor dhe sugjeroi hapjen e një sandi nga Kosova në panair.
OTKT u zotua të inkurajojë pjesëmarrjen në Panairin në fjalë duke njoftuar anëtarët e saj dhe institucionet përkatëse.