17.08.2021 - Oda Tregtare Kosovaro Turke synon të ofrojë trajnime të vazhdueshme në përputhje me kërkesat e botës së biznesit. Si rezultat i konsultimeve me anëtarët e Odës, u përcaktuan rreth 40 tema trajnimi. OTKT, e cila parashikon bashkëpunimin me TIKA-n për zbatimin e tyre, bëri një renditje prioritare dhe dhe fillimisht përcaktoi Programin e Trajnimit të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Programin e Trajnimit për Negocimin e Shitjës dhe Blerjës dhe Menaxhimin e Furnizimit.
Për realizimin e këtyre programeve janë mbajtur takime me Kolegjin Universium dhe është përcaktuar plan programi. Ndërsa në TIKA u mbajt një takim më 17 gusht dhe u arrit marrëveshje në parim për zbatimin e programeve të trajnimeve të sipërpërmendura. Projekti pritet të miratohet nga TIKA në Ankara.