Lajme

Lajme nga Oda

OTKT po merr pjesë në Panairin e Bujqësisë, Blegtorisë Industrisë Ushqimore dhe Makinerive Bujqësore në Kırklareli të Turqisë

01.12.2023

01.12.2023 – Me pjesëmarrjen e 200 kompanive në Kırklareli të Turqisë është mbajtur “Panairi i 3- të i Bujqësisë, Blegtorisë, Industrisë Ushqimore dhe Makinerive Bujqësore ” . Në panair po marrin pjesë përfaqësues nga Oda Tregtare Kosovaro Turke dhe Ministria e Bujqësisë së Republikës së Kosovës.

Me pjesëmarrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të OTKT-së Esin Muzbeg dhe Këshilltarit të Ministrit të Bujqësisë së Kosovës, Albert Behrami në këtë panair po diskutohen mundësitë e bashkëpunimit të kompanive turke me ato kosovare.

Në anën tjetër në fjalën e tij në hapjen e panairit guvernatori Birol Ekici tha se në Trakja prodhohen produkte strategjike. Ndërsa, Drejtori i Përgjithshëm i Blegtorisë në Ministrinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë, Salih Çelik, theksoi se Trakja është shumë e rëndësishme për Ministrinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë. Në hapje mbajtën fjalime edhe kryetari i komunës së Kırklareli Mehmet Siyam Kesimoglu, Kryetari i Bursës në Kırklarelli Turhan Altıntel dhe kryetari i komunës së Tekirdağ Kadir Albayrak.

Pas fjalimeve, Guvernatori Ekici dhe delegacioni të cilin e shoqëronte ai vizituan zonën e panairit. Panairi do të përfundojë të dielën, më 3 dhjetor.